Showbiz

Merry J Blige flet rreth raportit me personin misterioz

Mary J Blige

Mary J Blige

Këngëtarja Mary J Blige, e cila në vitin 2018 kaloi nëpër një periudhë të vështirë jetësore, divorcin, si dhe problemet me abuzim të substancave narkotike e depresion, tani është në lidhje me një burrë misterioz, me të cilin duket se punët po i shkojnë mirë.

Në emisionin me yllin Sherri Shepherd, Mary ka pranuar se është në lidhje.

“Ti e di Sherry dhe të gjithë e dinë, po, është një burrë në jetën time dhe gjithçka po shkon mirë.”, ka thënë këngëtarja.

Ndërkohë që nuk ka folur për identitetin e të dashurit të saj të ri, Mary ka thënë se nuk po e mban përgjegjës askënd që ta bëjë të lumtur, ndërkohë që ka cekur se po ndihet mirë për vetveten.

Këngëtarja e hitit “No More Drama”, është përballur me depresionin, drogën e alkoolin dhe ka pasur lidhje mjaft problematike me ish-burrin e saj, Kendu Isaacs.

“Ajo që kam mësuar është se falja është për mua. Prandaj me falni kur them ‘shkofshin në djall të gjithë'. Ndjenjat e këqija nuk më përkasin mua, nuk i dua, ju përkasin atyre që i kanë shkaktuar. Mua më duhet ta vazhdoj jetën e të lë pas atë që ka ndodhur”, ka thënë Mary.

Mary e ka finalizuar divorcin me Kendun pas 15 vjetësh martesë.

“Nuk më interesonte për veten, Nuk e doja veten”, pati thënë 53 vejçja për revistën People pas ndarjes, nderkohë që pati treguar se e ka ndryshuar këndvështrimin ndaj jetës.

“Ti merr atë që i jep vetes. Prandaj tani po i jap gjithçka vetes e po e marr të gjithën”, pati thënë ylli.