Aktorja më famë botërore, me origjinë latine, Eva Mendes, ka treguar rreth bashkëpunimit të parë që ka pasur me burrin e saj, aktorin e mirënjohur Ryan Golsing.
“Nuk kam përjetuar asnjëherë diçka të tillë. Mënyra se si ai punon, përkushtimi i tij ndaj punës, mënyra se si ai përpiqet të bëjë gjithçka më së miri, kjo do të thotë se ai i bën edhe bashkëpunëtorët të japin më të mirën nga vetja”, ka thënë Mendes në Today Show, të martën.
Ajo ka thënë se fatmirësisht apo fatkeqësisht bota ka vetëm një Ryan dhe kjo është arsyeja se pse ajo ndaloi së aktruari që nga koha kur bashkëpunoi me burrin e saj në filmin “The Place Beyond The Pines”.
Që nga ajo kohë, çifti ka mbajtur lidhjen larg kamerave, duke gjetur mënyra shumë të veçanta për të treguar afërsinë që kanë me njëri-tjetrin, duke përfshirë postimin që Mendes bëri në Instagram, kur Ryan performoi këngën “I’m Just Ken” nga filmi i shumëpërfolur “Barbie”, në ngjarjen e ndarjes së çmimeve Oscar.
Në këtë performancë edhe Ryan tregoi se gjatë gjithë kohës po mendonte për gruan e tij, pasi në fund të performancës puthi qaforen e tij, në të cilën ishte shënuar shkronja “E”.
Në intervista të tjera, më parë, Mendes pati thënë se ajo la pas dore aktrimin në mënyrë që të ishte e pranishme gjatë gjithë kohës për vajzat që ka më Ryanin, Esmeraldan e Amadan.
“Jam shumë me fat, dhe po mendoja me vete, dua të kaloj kohë me fëmijët e mi dhe të punoja, vetëm se nuk aktroja, sepse aktrimi të bën të udhëtosh e pastaj nuk mund të jesh afër familjes. Pastaj mendova me vete ‘në rregull ai është Gosling dhe do të shkojë në punë, edhe unë do të punoj, por vetëm nga këtu, nga shtëpia’”, ka thënë ajo.
Eva Mendes e Ryan Gosling janë bashkë që nga viti 2011. Kanë dy vajza dhe janë martuar në nëntor të vitit 2022.