Këngëtarja Melinda Ademi ka publikuar të shtunën projektin me titull “Dedikim”.
Këngën ajo ia ka dedikuar nënës së vet. Projekti u publikua më 8 mars, ditën e gruas.
Për tekstin Melinda është ndihmuar edhe nga Gjiko dhe Elinel.
“Kjo shkon për ty nanë.. ‘Dedikim’. Urime 8 marsi për të gjitha nënat në të gjithë botën. Duajeni nënën dhe respektojeni përderisa i keni gjallë! Sepse mua shumë më mungon”, ka shkruar ajo në Instagram pasi ka publikuar këngën.