Meghan Markle, dukesha e Sussexit, mendon se mund të bëjë gjëra mjaft të fuqishme duke ju falënderuar famës së saj, përmes së cilës mund t’ju jap vëmendjen që ju duhet brendeve të vogla.
Ish-aktorja, e cila është martuar me princin Harry dhe të cilët në vitin 2018 janë larguar nga detyrat mbretërore, ka investuar në koleksion të çantave të brendit “Cesta” dhe ka treguar se të qenit në sy të publikut, i mundëson asaj të jetë ndihmë për brende të vogla.

“Kaloj shumë kohë thjesht duke shikuar gjëra në Google, duke shikuar brende. Kur njerëzit janë duke shikuar gjëra e kur lexojnë gjëra, unë mundohem të gjej disenjatorë të mirë, sidomos nëpër territore të ndryshme”, ka thënë Markle për New York Times.
Ajo ka thënë se kur e di që do të dalë diku e do të marrë shumë vëmendje nga shtypi se çfarë është duke veshur. Thotë se mundohet të veshë veshje nga brende të vogla, në mënyrë që ato të marrin vëmendje.
“Mundohem që përmes famës që kam, të mbështes disenjatorë të mirë, me të cilët kam relacion shumë të mirë. Marr gjëra të brendeve që nuk e kanë marrë vëmendjen e duhur. Kjo është një ndër gjërat shumë të fuqishme që mund të bëj, thjesht duke vënë vath si shembull”, ka shpjeguar dukesha.
Ish-ylli i serialit “Suits”, e cila ka dy fëmijë, djalin Archie dhe vajzën Lilibet, me dukën e Sussexit, ka lansuar brendin e vet të stilit të jetesës,“American Riviera Orchard”.
Uebfaqja e këtij brendi ka mbi 100 mijë përdorues që janë abonuar për ta marrë produktin e parë që lansohet.

“Meghan është shumë e kënaqur me interesimin që fitoi uefaqja dhe mezi po pret të shohë se si klientët do t’i përdorin produktet në jetë e përditshme”, tha një burim për “US Weekly”.