Aktori i ndjerë, Matthew Perry, i cili vdiq nga mbidoza e ketaminës një vit më parë, këtë drogë e kishte përshkruar si “goditje në kokë me lopatë lumturie”.
“Efekti i ketaminës është sikur një lirim gjigant i frymës. Më dukej sikur goditje në kokë me një lopatë lumturie”, pati shkruar Perry ndërkohë që komentonte rreth efektit të ketaminës në librin e tij memoar të vitit 2022.
Ai pati shpjeguar se u bë adhurues i kësaj drogë pasi u mësua me efektet e saj që shkaktojnë halucinacione.

Ai pati shpjeguar se u bë adhurues i kësaj drogë pasi u mësua me efektet e saj që shkaktojnë halucinacione.
“Kjo drogë e ka emrin tim të shkruar në të, ndoshta një ditë mund ta quajnë ‘Matty’”, shkroi aktori në libër ndërkohë që tregonte se kishte shkuar në terapi për shumë kohë të gjatë sa që nuk frikësohej më.
Ylli pati përshkruar se ndërkohë që dëgjonte muzikë me kufjet e ketamina qarkullonte brenda trupit të tij, në trurin e tij “gjithçka sillej rreth egos dhe vdekjes së egos”.
Ai pati treguar tutje se doktorët përdornin një kombinim të barërave kundër ankthit me emrin Ativan dhe ketaminës përgjatë terapisë që zgjaste me orë, ndërkohë që ai nënshkruante kërkesa të njëpasnjëshme të bëjë këtë terapi sepse i dukej ndryshe dhe “çdo gjë ndryshe është e mirë”.
Perry ka vdekur nga efekti akut i ketaminës, gjë që bëri që ai të fundosej në vaskë në shtëpinë e tij më 38 tetor të vitit 2023.
Javën e kaluar është bërë e ditur se asistenti i tij, Kenny Iwamasa, ishte personi që e dërgoi tek aktori dozën e ketaminës që e mbyti atë.
Iwamasa ka pranuar se vazhdimisht i ka injektuar ketaminë Perryt pa ndonjë trajnim mjekësor dhe ka pranuar gjithashtu se i ka injektuat disa herë drogën në ditën kur ai vdiq.
Më 7 gusht ish-asistenti u deklarua fajtor për sjellje të ketaminës që i mori jetën aktorit. Ai pritet të përballet me 15 vjet burgim. Përveç tij, të akuzuar janë edhe pesë persona, dy prej të cilëve mjekë.