Showbiz

Matthew Perry e asistenti i tij shpenzuan 55 mijë dollarë në ketaminë për një muaj

Matthew Perry dhe asistenti i tij, Kenny Iwamasa

Matthew Perry dhe asistenti i tij, Kenny Iwamasa

Aktori i ndjerë, i cili luajti në serialin e njohur, "Friends", Matthew Perry dhe asistenti i tij Kenny Iwamasa kanë shpenzuar 55 mijë dollarë amerikanë në ketaminë 29 ditë para se të vdiste.

Matthew dhe asistenti Iwamasa

Aktori ka vdekur në muajin tetor të vitit 2003 në moshën 54 vjeçe si pasojë e mbidozës së ketaminë. 
Autoritet që po e hetojnë rastin e vdekjes së tij, kanë bërë të ditur së fundmi se aktori dhe asistenti i tij kanë shpenzuar mijëra dollarë për të blerë këto doza, që dyshohet se quan në vdekjen e yllit, shkruan US Weekly.

Dokumentet ligjore të cilat janë lëshuar kundër Iwamasas, 69 vjeç, kanë vënë në pah se aktori dhe asistenti shpenzuan minimum 55 mijë dollarë në qetësuesin ketaminë për më pak se një muaj.

Iwamasa, nga Toluca Lake, Los Angeles, është deklaruar fajtor për distribuim të ketaminës që dyshohet se shkaktoi vdekjen dhe pritet të dënohet me 15 vjet burgim.

Është raportuar se në dokumente ligjore thuhet se Perry dhe Iwamasa janë takuar me një doktor në një vendparkim, nga i cili morën dozat që doktori i kishte në bagazhin e makinës. Aty gjithashtu thuhet se aktori dhe asistenti i dorëzuan doktorit mijëra dollarë para kesh që t'i merrnin shishet që përmbanin ketaminën, me pretendimin se kanë harxhuar 6 mijë dollarë në 25 doza të vogla të ketaminës vetëm 25 ditë para se të blinte 25 të tjera.

Këto dokumente ligjore ku Iwamasa deklarohet fajtor, më herët kanë vënë në pah, se ai ka injektuar ketaminën në trupin e aktorit tre herë në ditën kur ai vdiq. Vdekja fillimisht u tha se ndodhi si pasojë e fundosjes në vaskë në shtëpinë 6 milionëshe në Pacific Palisades dhe efekteve “akute” të ketaminës.

Metthew në vaskë në shtëpinë e tij para se të vdiste

Katër persona, përfshirë edhe dy doktorë të tjerë, janë arrestuar dhe akuzohen për furnizim me ilaçin që ia mori jetën Perryt.

Njerku i Perryt, prezantuesi, Keith Morrison, ka falënderuar autoritet që e morën seriozisht rastin.

“Ne ishim dhe ende jemi të pikëlluar e zemërthyer nga vdekja e Metthewt, por na ka ndihmuar fakti që tani e dimë se ligji e mori seriozisht rastin e tij”, ka thënë ai.