Aktorja Rebel Wilson është martuar me partneren e saj Ramona Agruma në një ceremoni private në Itali.
Një burim ka konfirmuar për revistën People, se aktorja e filmit “Bridesmaids” është martuar me Ramonan në Sardiania më 28 shtator, pas dy vjetësh në lidhje.

Më herët gjatë këtij viti është raportuat se çifti, që janë prindër të një vajze, të cilën e mirëpritën përmes një surrogateje, patën planifikuar të martoheshin në vitin 2025.
“Rebel nuk dëshiron të presë më gjatë, ajo është e lumtur që po martohet këtë muaj sepse është shumë e dashuruar në Ramonan. Do të jetë një ceremoni e vogël me miq të afërt e familjarë”, ka thënë një burim për DailyMail.

44 vjeçja lidhjen e saj me Ramonan e pati bërë publike në muajin qershor të vitit 2022, pasi kishte ndarë një fotografi bashkë me të në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram.
“Mendova se jam në kërkim të një princi nga ‘Disney’... por ndoshta ajo që më duhej gjatë gjithë kohës ishte një princeshë e ‘disneyt’”, pati shkruar ylli.
Ajo përmes Instagramit e pati bërë të ditur edhe fejesën, kur vitin e kaluar pati publikuar një fotografi ku shihej bashkë me Ramonan, veshur me bluza të njëjta ngjyrë rozë në Disneyland.
