Diva e muzikës

Mariah Carey tregon sekretin e menaxhimit të famës

Mariah Carey

Mariah Carey

Foto: Associated Press

Mariah Carey ka thënë se po eviton së lexuari lajme për veten.

Këngëtarja amerikane 55-vjeçare ka qenë një prej yjeve më të mëdhenj të muzikës për më shumë se 30 vjet, mirëpo ka bërë të ditur se ka arritur ta menaxhojë famën, duke mos lexuar asgjë që shkruhet rreth saj.

“Nuk lexoj asgjë që shkruhet për mua. Ky është mekanizmi im për të menaxhuar famën”, ka deklaruar artistja, për "People".

Këngëtarja e hitit “Always Be My Baby” është ndarë vitin e kaluar nga Bryan Tanaka, pas një lidhjeje pothuajse shtatë-vjeçare.

Carey ka dy fëmijë binjakë, Monroe dhe Moroccan, me ish-bashkëshortin, Nick Cannon. Ata janë divorcuar në vitin 2016.