"That Was Us"

Mandy Moore me podcast të ri

Sterling K. Brown, Mandy Moore dhe Chris Sullivan

Sterling K. Brown, Mandy Moore dhe Chris Sullivan

Aktorja e mirënjohur e Hollywoodit, Mandey Moore, në muajin maj do të lansojë podcastin e ri “That Was Us”.

Ajo për incizimin e këtij podcasti i ka bashkuar forcat me yjet televizive si Sterling K.Brown dhe Chris Sullivan.

“Jemi shumë të emocionuar që më në fund po bëjmë të bëjmë të ditur se ne të tre do të rikthehemi çdo të martë me podcastin ‘This Is Us’ duke e bërë të rishikueshëm me titull ‘That Was Us’, duke filluar nga 14 maji”, kanë shkruar treshja në postim të përbashkët rrjetin social Instagram, raporton FemaleFirst.

Ata në këtë podcast kanë paralajmëruar se do të trajtojnë shumë tema të përditshme që e shqetësojnë mbarë shoqërinë si: martesa, divorci, shtatzënësia, aborti, adoptimi i fëmijëve, sëmundjet, vdekjet, racizmi, abuzimi me substanca narkotike, shqetësimet rreth trupit e shumë tema të tjera.

“Ajo duam të bëjmë është që me të vërtetë ‘të gërmojmë thellë’ duke folur për çështje të ndryshme në çdo episod e të ftojmë mysafir shumë special duke bërë biseda të vështira në mënyrë që të bëjmë një lloj ‘shërimi’ kolektiv”, kanë deklaruar krijuesit e podcastit në fjalë.

Mandy mori pjesë në podcastin “This Is Us” në mes të viteve 2016 dhe 2022.