Showbiz

Madonna tregon përvojën e dhimbshme të humbjes së nënës kur ishte pesëvjeçare

Madonna

Madonna

Këngëtarja e mirënjohur, Madonna, ka treguar për përvojën e saj të dhimbshme kur e humbi nënën kur ishte vetëm pesëvjeçare.

Nëna e Madonnas vdiq nga kanceri i gjirit në dhjetor të vitit 1963, në moshën 30-vjeçare.

“Kam qëndruar në skenë për 81 koncerte duke parë fytyrën e bukur të nënës sime e duke e pyetur veten se çfarë ka qenë duke menduar ajo kur ma bëri me dorë nga dritarja e dhomës së spitalit. Hipa në tren duke mos e ditur se ajo do të ishte hera e fundit që do ta shihja. Askush nuk më ka treguar se mamaja ime po vdiste. Vetëm e pashë të zhdukej pa shpjegim, përveç kur më thanë se ka fjetur, gjë që shpjegon se pse sot e kësaj dite kam problem me gjumin”, ka shkruar në llogarinë e saj në Instagram, Madonna.

Ajo ka thënë se ndihet krenare që fëmijët e saj ende flenë nën një kulm.

Ajo më tutje ka shpjeguar se si sa herë që ngjitet në skenë e sheh fytyrën e nënës së saj.
Në një ndër koncertet Madonna pati nderuar edhe figurën e nënës së djalit të saj të adoptuar, David, duke thënë se shpreson se ajo është krenare me të si dhe djalin.

Këngëtarja tutje ka treguar se fëmijët dhe ajo qëndruan të bashkuar përgjatë turneut të saj, të cilin e përfundoi, pas dy muajsh trajtim në spital pas një infeksioni të rëndë.

Ylli ka pranuar gjithashtu se mëmësia është e mbushur me probleme.

“Gjithnjë qesh me shoqërinë time dhe them se mëmësia është e barabartë me vuajtje. Por, nuk është shaka. Është gjëja më e vërtetë që kam thënë. Por, nuk do ta ndryshoja për asgjë”, ka thënë Madonna.