Showbiz

Madonna thyen rekord me koncertin e fundit në Rio de Janeiro

Madonna

Këngëtarja me famë botërore, Madonna, e ka mbajtur koncertin madhështor në Rio de Janeiro të cilin ua kishte premtuar adhuruesve të saj.

Në mars, këngëtarja, 65 vjeçe, njoftoi se do të performonte një koncert historik falas në Copacabana Beach për shfaqjen e saj të fundit Celebration Tour. Mbrëmjen e 4 majit ajo ka shënuar rekord, duke mbledhur 1.6 milionë fansa, në koncertin e saj të fundit Celebration Tour.

Audienca e Madonnas më 4 maj ishte më e madhja e saj ndonjëherë dhe më e madhja ndonjëherë për një koncert të mbajtur nga ndonjë artist, një rekord i mbajtur më parë nga The Rolling Stones.

Gjatë shfaqjes, Madonna performoi një mori hitesh, duke përfshirë “Like A Virgin”, “Like A Prayer” dhe “Into The Groove’.

I financuar nga Itaú Apresenta, koncerti - i pari i saj në Brazil që nga viti 2012 – “do të jetë pa pagesë si një falënderim për fansat e saj për mbështetjen e tyre për katër dekada të karrierës”, thuhet në një komunikatë për shtyp.

Shfaqja u zhvillua përpara hotelit Belmond Copacabana Palance dhe hyrja ishte e disponueshme për të gjithë.