Showbiz

Lupita Nyong’o ndjeu shumë presion pasi fitoi çmimin “Oscar”

Lupita Nyong'o

Lupita Nyong'o

Aktorja e famshme, Lupita Nyong’o, ka thënë se është ndjerë nën presion të madh kur fitoi çmimin “Oscar”, pasi, siç ka thënë, ndjeu përgjegjësi të madhe për vazhdimin e karrierës.

Aktorja ishte shpërblyer me çmim “Oscar” për rolin që luajti në filmin “12 Years a Slave”. Ajo ka thënë se mendonte se asnjëherë më nuk do të mund të çalonte në aktrim, pasi fitoi çmimin më të rëndësishëm në botën e filmit, në moshë shumë të re.

Lupita Nyong'o në ceremoninë e ndarjes së çmimeve "Oscar" në vitin 2014

“Definitivisht çmimi 'Oscar' më ka vënë nën presion të madh. Ishte filmi i parë në të cilin luaja dhe u shpërbleva me trofeun më të rëndësishëm në botën e filmit, e cila konsiderohet të jetë arritja më e madhe e një aktori. Prandaj mendova se s’do të mund ta përballoja dështimin”, ka thënë Nyong’o për revistën People.

Fjalimi i Lupitas në ceremoninë "Oscar" 2014

Ajo më pas është pyetur se cila është këshilla më e keqe që ka marrë rreth karrierës dhe është përgjigjur dukë thënë se është këshilluar që të bënte edhe më shumë se kaq.

“Më kanë thënë se duhet ta ruaja atë rol, të vazhdoja të bëja role të tilla, e të luaja vetëm në filma të përmasave të tilla e të bëj edhe më shumë. Por nuk kishte të bënte me madhësinë e rolit, kishte të bënte me kualitetin e tij”, ka shpjeguar aktorja.

Ylli ka treguar se mendjen ia kishte kthjellur një bisedë që e bëri me kolegen e saj, aktoren Emma Thompson, e cila është veterane e aktrimit.

“Emma me ka thënë se duhet ta jetoj jetën në mënyrën që mua më duket në rregull. Më ka thënë ‘duhet ta dëgjosh intuitën tënde’. Deri në atë moment nuk kishte ndonjë ‘formulë’ që po ndiqja, prandaj duhet ta bëja një në mënyrë që të ecja përpara dhe ajo më tha se duhet t'i jepja vetes leje që të dështoja”, ka treguar ndër të tjera Nyong’o.

Ajo ka thënë se këshilla e Emmas ishte më e mira që ka marr pasi ajo vazhdoi të aktronte në mënyrë të zakonshme dhe mori një rol teatral, për të cilin u nominua për çmimin "Tonny".

“Dëgjova intuitën, u riktheva në teatër, gjë që më shpëtoi nga frika e dështimit”, ka thënë aktorja.