Showbiz

Luiz Ejlli “mund” Geasyn dhe Ledrin

Luiz Ejlli

Me këngën “Kce”, e cila i numëron mbi 12 milionë klikime në Youtube që nga lansimi i saj 1 muaj më parë, Luiz Ejlli ka mundur dyshen Geasy dhe Ledri, në toplistën e këngëve më të votuara në Kohavision.

Këngëtari nga Shkodra ishte më i votuari i javës në “Top Koha Music”, toplistë kjo që transmetohet të dielën në KTV.  

Ai la pas dyshen e cila u bë bashkë pas shumë kohësh për bashkëpunimin e tyre “Thuj”, këngë kjo që 2 javë pas lansimin numëron mbi 4 milionë klikime në Youtube. 

Të dyja këtë këngë ishin propozime në javën paraprake. 

Në top tri këngët më të votuara në “Top Koha Music” zuri vend edhe bashkëpunimi në mes të Rina Balajt dhe Dj Boom, “Edhe sa lot”.  Në toplistën prej 10 këngëve më të votuara bëjnë pjesë edhe Ronela Hajati, 2Po2, Noizy, Denk &Mc Kresha, Emrah Brah & Semi Jaupaj, Yanina dhe Arta KaBashi & Romeo Veshaj. 

Ndërkaq dy propozime të reja për të cilat mund t’i votoni gjatë kësaj jave janë kënga “Ehemmm” bashkëpunim me Mark Zogajn i cili riktheu në skenë pas një kohësh reperin Gjiko si dhe “Nostalgjia” nga dyshja Ermal Fejzullahu dhe Mc Kresha. Kjo e fundit është ripërpunim i këngës me po të njëjtin titull që Fejzullahu kishte lansuar në vitin 2004. 

Ju mund të votoni për këngëtarin tuaj të preferuar duke votuar këtu:

Emisioni i kësaj jave: