Showbiz

Luiz Ejlli kryeson top listën e KTV-së për të dytën javë me radhë

Luiz Ejlli

Për të dytën javë me radhë këngëtari nga Shkodra, Luiz Ejlli, është më i votuari në top listën muzikore të KTV-së. Edhe këtë javë ai la pas dyshen Geasy dhe Ledri, me këngën e tij “Kce”, e cila numëron mbi 14 milionë klikime 1 muaj pas lansimit.

E dyta ndër këngët më të votuara radhitet “Thuj” bashkëpunimi në mes dy super yjeve Geasy dhe Ledri Vula, që deri më tani është klikuar mbi 4 milionë herë në Youtube.

Ronela Hajati me këngën e saj “Si yll” është rikthyer në top 3 këngët më të votuara.

Dy propozimet e javës së kaluar “Ehemmm” bashkëpunim me Mark Zogajn i cili riktheu në skenë pas një kohësh reperin Gjiko si dhe “Nostalgjia” nga dyshja Ermal Fejzullahu dhe Mc Kresha janë pozicionuar në vendin e 10, përkatësisht të 8-in, të cilat larguan nga top 10-shja bashkëpunimin në mes të Arta Kabashi & Romeo Veshaj “Falëm” dhe këngën e re të Yaninës “Për ty”.

Kënga e cila vazhdon të jetë ndër këngët më të votuara në “Top Koha Music” edhe 1 vit pas lansimit është “Jena mbretër 2” nga Noizy, e cila këtë javë u pozicionua në vendin e 6-të.  

Në toplistën prej 10 këngëve më të votuara bëjnë pjesë edhe Rina Balajt dhe Dj Boom, 2Po2, Denk &Mc Kresha, dhe Emrah Brah & Semi Jaupaj. Ndërkaq tri propozime të reja për të cilat mund të votoni ju gjatë kësaj jave krahas këngëve të tjera në toplistë janë Dafina Zeqiri me “Go go go”, Melinda & Finem “Alkool” dhe Lumi B & Buta me “Trust”. Ju mund të votoni për këngëtarin tuaj të preferuar në linkun...