Showbiz

Lionel Richie: Paris Hilton dhe Nicole Richie nuk kanë ndryshuar

Lionel Richie, Nicole Richie, Paris Hilton

Lionel Richie, Nicole Richie, Paris Hilton

Ylli i Hollywoodit, Lionel Richie, ka thënë se bija e tij, artistja Nicole Richie, dhe mikja e saj, ylli Paris Hilton, nuk kanë ndryshuar fare dhe janë ashtu siç kanë qenë para 20 vjetësh kur shfaqeshin në reality shown e tyre “The Simple Life”.

“Ato nuk kanë ndryshuar. Më lini t’ju tregoj se ato më frikësojnë vetëm duke qëndruar afër njëra-tjetrës. Nuk e di nëse bota e di këtë, por ato e kanë filluar tërë këtë lëmsh, dhe unë isha i pari baba që mu desh të përballesha me të”, ka thënë Lionel për Entertainment Tonigt.

43 vjeçja, Paris dhe 42 vjeçja, Nicole, së fundmi kanë thënë se do të nisin një projekt të ri televiziv.

Ndërkohë Lioneli, ende mban mend kohën kur ato shfaqeshin në “The Simple Life”.

Paris Hilton dhe Nicole Richie në "The Simple Life"

“Kur ato filluan të ngisnin veturën prapa në autostrada unë vazhdoja të thoja: ‘çfarë jeni duke bërë ju dyja? Dhe ato përgjigjeshin: ‘Është ‘reality show’ babi’. Tani këto dyja janë ribashkuar, oh Zot, botë mbaju mirë. Shyqyr Zotit që jam më i vjetër dhe ilaçet do të më ndihmojnë ta tejkaloj këtë fazë të re të jetës”, ka thënë Lionel.

Paris Hilton dhe Nicole Richie në "The Simple Life"

Ndërkohë, Nicole së fundmi ka thënë se asnjëherë nuk ka kaluar kohë më të mirë se tani që është në 40-at e saj.

Pris Hilton dhe Nicole Richie në dasmën e Parisit

“Të 40-at e mia janë absolutisht dekada më e mirë që kam kaluar. Nuk jam më një idiote 20 vjeçe, jam një grua 42 vjeçe.

Nicole u bë e famshme përmes serive “The Simple Life” por nuk është se e mban mend shumë atë periudhë të jetës.

“Më kanë ftuar të bëj fotosesione dhe më kanë thënë se po duan të krijojnë fotografi të stilit të vitit 2000, pastaj i pashë veshjet dhe nuk më kujtoheshin ato versione të tyre aspak”, ka thënë Nicole.