Aktorja, Lindsay Lohan ka zbuluar se si i është rikthyer “shkëlqimi” pasi ka kaluar nëpër disa periudha të vështira.
38 vjeçja, e cila ka një djalë 16 muajsh, Luai, me bashkëshortin e saj Bader Shammas, ka thënë se pasi u bë nënë, ka lindur një botë e re për të, gjë që sipas saj, ka kontribuar shumë në rikthimin e energjisë dhe gëzimit që ka pasur, ka shkruar FemaleFirst.
“Mendoj se shumë nga kjo ka të bëjë me të qenit nënë. Është një botë krejt tjetër dhe çdo ditë është emocionuese në një mënyrë tjetër me djalin tim. Po, mendoj se kur je mirë brenda, kjo reflektohet jashtë”, ka thënë Lohan në një intervistë për “The Today Show with Hoda and Jenna”.
Aktorja e filmit “Girls” gjithashtu ka treguar për një traditë të veçantë që ka krijuar me djalin e saj. Ajo tregon se e fotografon çdo mëngjes sapo ai të zgjohet.
“Që kur ka lindur djali im, e fotografoj çdo mëngjes, sapo të zgjohet. Dhe nuk mund ta humb çastin e fotografisë, kështu që duhet të jem në orarin e tij”, ka thënë tutje ylli.
Megjithatë, Lohan pranon se nuk di ende se çfarë do të bëjë me këto fotografi.
Bashkëshorti i saj i ka thënë se do të duhet të bëjë të njëjtën gjë edhe për fëmijën e ardhshëm, nëse ata vendosin të kenë një tjetër.
“Unë i kam thënë se ajo është një histori tjetër”, ka shpjeguar ajo.