Këngëtarja Lily Alen, ka thënë se pasi është bërë nënë ka menduar ta linte muzikën dhe të bëhej avokate.
Ylli, e cila ka vajzat Ethel, 11 vjeçe dhe Marnie, 12 vjeçe, me ish-burrin Sam Cooper, ka pranuar se ndihet “e turpëruar” që e ka lënë shkollën e që nuk ka ndonjë kualifikim, ndërkohë që ka menduar ta ndërronte profesionin.
“Kur njerëzit fillojnë e flasin se në çfarë fakulteti kanë shkuar, e gjej veten në njëfarë spirale të urrejtjes së vetes, sepse nuk jam e shkolluar dhe e kam lënë shkollën kur isha 15 vjeç. Nuk kam as edhe një kualifikim dhe turpërohem nga ky fakt”, ka thënë ajo në podcastin “Miss Me”.
Shoqja e saj, me të cilën bashkë e udhëheq podcastin, Miquita Oliver, e ka pyetur se çfarë do të thoshte për të nëse do të arrinte të shkollohej.
“Me të vërtetë nuk e di. Mendoj që po të kisha një diplomë, për shembull, pasi bëra fëmijët, nuk do të mendoja të ri-integrohem në industrinë e muzikës, do të mendoja të bëhesha avokate”, ka thënë Lily.
Këngëtarja, e cila aktualisht është e martuar me aktorin David Harbour, më parë pati thënë se beson që pasi lindi fëmijët, iu përmbys karriera.
“Fëmijët ma shkatërruan karrierën. I dua shumë dhe ato më kompletojnë, por kur bëhet fjalë për karrierën që e pata si këngëtare, e shkatërruan”, ka thënë duke qeshur në podcastin “Radio Times”.
Ajo gjithashtu pati thënë se nuk i pëlqen shprehja “nënat mund t’i kenë të gjitha” sepse mendon se nuk është e vërtetë.
“Më pengon shumë kur njerëzit e përdorin fjalën ‘nënat mund t’i kenë të gjitha’ sepse shumë sinqerisht, nuk mund t’i kenë”, pati thënë ajo.