Showbiz

Libri i Stallones do të jetë plot me këshilla për jetën

Sylvester Stallone

Sylvester Stallone

Foto: Associated Press

Thuhet se libri i ri i stilit memoar, të cilin do ta publikojë ylli i mirënjohur i Hollywodit, Sylvester Stallone, do të jetë i mbushur me këshilla që ndihmojnë rreth jetës së përditshme.

Aktori do të publikojë një libër që do të quhet “The Steps”, i cili vjen si inspirim nga karakteri i mirënjohur “Rocky”, raporton PageSix.

Është raportuar se ky libër do të jetë i ngjashëm më ata të aktorëve të njohur si Matthey McConaughey i “Greenlights” dhe libri “Be Useful” i aktorit Arlond Schwarzenegger, të cilët janë libra më këshilla për stilin e jetesës, duke u bazuar në jetët e suksesshme të vetë autorëve.

“Libri ‘The Steps’ jo vetëm që do të ju ofrojë lexuesve anekdota nga një ndër yjet më të mëdhenj të Hollywoodit, por gjithashtu mësime nga jeta reale e tij që do të inspirojë gjeneratat e ardhshme”, ka thënë një burim.

Publicisti i librit, ka thënë se Stallone do të shkruajë shumë gjëra deri te të pathënat për jetën e tij në mënyrë që lexuesit të kenë mundësi të mësojnë nga to.

“Që kur është lansuar filmi ‘Rocky’ në 1976-ën është shpalosur një dashuri që Sly ka me botën, një lidhje unike që ka zgajtur për pesë dekada dhe libri flet për aftësinë e pakrahasueshme që ka Sly për të ngritur e për të motivuar njerëzit”, ka thënë ai.

Aktori, që nga filmi, i ka bërë shumë të famshme 72 shkallët e Muzeut të artit në Philadephia, të cilat karakteri që ai luan, Rocky Balboa, i përdor për të ushtruar për ndeshjen e tij kundër personazhit Apollo Creed, rolin e të cilit e luan aktori i ndjerë Carl Weathers. Carl vdiq në muajin shkurt, në moshën 76 vjeçe nga një sëmundje e zemrës.

Shumë adhurues të Rockyt shkojnë e bëjnë fotografi në ato shkallë. Turistët shpesh e takojnë edhe vetë Sylvestren kur shkojnë të vizitojnë shkallët.

Në një deklaratë të shtëpisë botuese, thuhet se 72 shkallët e famshme janë bërë simbol i qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë dhe kanë inspiruar shumë persona.

“Libri do të shpalosë kulmin e dekadave të mendimeve që ka bërë Sly mbi këto shkallë që kur ishte 12 vjeç. Ai u ul në to për të ëndërruar me sy hapur për t'u bërë një hero. Historia e vërtetë ka të bëjë me përballjen, pranimin dhe kalimin e sfidave jetësore, hap pas hapi, dhe asaj çfarë na ofron jeta”, thuhet në deklaratë.

Sly së fundmi është bërë edhe yll i reality showt së familjes së tij “The Family Stallone”, përkrah gruas, Jennifer Flavin dhe bijave, Sophia, Sistine dhe Scarlet.