Momente para vdekjes tragjike, ylli i “One Direction”, Liam Payne ndau momente të lumtura në Snapchat.
Në postimin e fundit, 31-vjeçari ka postuar foto me të dashurën Kate Cassidy, ku kanë pozuar para një pasqyre. Në përshkrim ka shkruar: “Një ditë e mrekullueshme në Argjentinë”, me një foto shtesë të hotelit përballë të cilit më pas u gjet i vdekur.

“Jam i lumtur që arrita të largohem pak”, shkroi ai.

Fatkeqësisht, vetëm gjysmë ore më vonë, ylli britanik i popit u gjet i vdekur jashtë hotelit, pasi u rrëzua nga kati i tretë. Sipas dëshmitarëve për TMZ, ngjarja ka ndodhur pak pas orës 17:00 me orën lokale.
Policia njoftoi zyrtarisht se ishte aksident.
Dëshmitarët zbuluan gjithashtu se Liami “po vepronte çuditërisht në hollin e hotelit” para se të kërcente nga kati i tretë. Thonë gjithashtu se ka thyer laptopin.
Ky lajm tragjik ka tronditur fansat e tij në mbarë botën dhe vdekja e Liamit lë pas trishtim dhe keqardhje. Kontributi i tij në muzikë dhe kulturë nuk do të harrohet.