Vdekja këngëtarit të grupit të famshëm “One Direction”, Liam Payne, ende është nën hetime, por rezultatet preliminare të autopsisë kanë përcaktuar se këngëtari vdiq nga traumat e shumta dhe gjakderdhja e brendshme dhe e jashtme e shkaktuar nga rënia nga ballkoni i hotelit në katin e tretë në Buenos Aires.

Edhe autoritet kanë konfirmuar se Payne, 31 vjeç, ka vdekur pas orës 5 pas dite në hotelin Casa Sur, në Buenos Aries të Argjentinës, pasi ra nga ballkoni i dhomës nga kati i tretë i këtij hoteli, shkruan Fox News.
Payne më parë pati pranuar se ka pasur periudha kur ka pasur probleme me varësinë dhe shëndetin mendor.
Fatkeqësisht, ai nuk është i vetmi që ka vuajtur nga abuzimi i substancave e problemet e shëndetit mendor.

Aaron Carter, vëllai i vogël i Nick Carter, këngëtarit të grupit të mirënjohur “Backstreet Boys”, pati filluar karrierën i tij prej këngëtari kur ishte edhe më i ri se Nick , ai lansoi album në moshën 13 vjeçe.
Pasi u bë i famshëm ai filloi të ketë vështirësi me varësinë dhe e pati pranuar.
“Kam blerë drogë sepse kam qenë shumë budalla dhe i mërzitur, por kjo nuk është arsyetim. Po merrja drogë sepse isha i varur ndaj saj”, pati thënë ai, i cili pati humbur edhe motrën për të njëjtën çështje.
Motra e tij binjake ka thënë se arsyeja që tre vëllezër të saj kanë vdekur si pasojë e drogës kanë qenë problemet familjare që në fëmijëri.
“Prindërit i kemi pasur abuzues të substancave e edhe prindërit e prindërve tanë kanë qenë ashtu. Çështja është se nuk kemi pasur asnjë lloj disipline në familje”, ka thënë ajo.
Carter ka vdekur në moshën 35 vjeçe.

Amy Winehouse
Artistja që nisi karrierën në vitin 2003 me albumin e saj të parë “Frank” dhe u bë e famshme në vitin 2006 pasi nxori në shitje albumin “Back to Black”. Por ndërkohë që fama e saj rritej çdo ditë e më shumë ajo pati problem me alkoolin dhe drogën.
Në një nga këngët e saj më të famshme, “Rehab”, flitet rreth varësisë dhe refuzimit për të shkuar në institucion rehabilitim. Në vitin 2007 në një intervistë për revistën “Rolling Stone” pati thënës e kishte filluar të konsumojë marijuhanë kur ishte 14 vjeç dhe se e kishte lënë shkollën, ndërkohë që gjithashtu pati pranuar se vuan nga depresioni.
Në muajin korrik të vitit 2011, Winehouse vdiq nga helmimi me alkool në moshën 27 vjeçe.

Mac Miller
Artisti, emri i vërtetë i të cilit ishte Malcolm James McCormick, ka qenë reper që kishte shumë albume dhe hite, përfshirë këngën “One Way”, në bashkëpunim me të dashurën e atëhershme, këngëtaren Ariana Grande.
Ai fliste hapur rreth varësisë, nëpër tekstet e këngëve, ndërkohë që në një intervistë për “Billboard” në vitin 2015 ai pati thënë se albumi i tij “Faces” ishte tepër depresiv dhe se “nuk jam më në depresion aq të madh”.
Në po të njëjtin vit ai në emisionin e Lary King pati thënë se depresioni dhe droga janë të ndërlidhura.
“Mendoj se gjithçka filloi me suksesin. Është për të qeshur sepse gjithnjë të pyesin ‘pse duhet të jesh në depresion, ti ke para’... Fama është diçka tjetër, sepse lexon atë që shkruhet për ty, ndërkohë që ti e di të vërtetën dhe e sheh që nuk po transmetohet, pastaj gjithçka mjegullohet”, pati thënë Miller.
Në vitin 2018, në moshën 26 vjeçe ai është gjetur pa ndjenja nga asistenti i tij në shtëpi në Los Angeles dhe autoritet patën bërë të ditur se vdekja e tij ndodhi si pasojë e një mbidoze aksidentale nga një koktej substancash që përmbante si fnanyl, kokainë dhe alkool.

Kurt Cobain
Kurt Cobain ishte një figurë e rëndësishme në vitet ‘90 si këngëtar dhe kitarist i rok grupit, Nirvana. Në prapa skenë, ai u përball me depresion dhe varësi nga heroina, gjë që çoi në përpjekje për ta ndërhyrë nga bashkëshortja e tij, Courtney Love, dhe të tjerë, rreth një javë para se ai të vetëvritej në moshën 27-vjeçare.
Menaxheri i tij, Danny Goldberg, publikoi një libër memoar në vitin 2019, duke theksuar vuajtjet e Cobain dhe duke thënë se ai e sheh këtë si një sëmundje që nuk mund të kurohet.
“Nëse dikush vdes nga kanceri në moshën 27 vjeçe, nuk do të ishe i zemëruar, por do të ishe në zi”, ka thënë ai.
Në mars, Cobain pati një mbidozë me shampanjë dhe ilaçe dhe pastaj u hospitalizua. Më pas, ai pranoi një program rehabilitimi, por u largua dhe u zhduk për disa ditë. Më 8 prill, trupi i tij u gjet në shtëpinë e tij në Seattle.

Jimi Hendrix
Jimi Hendrix njihet si një nga kitaristët më të mëdhenj të muzikës rok’n’roll, por ai vdiq nga mbidoza në moshën 27-vjeçare në vitin 1970. Sipas policisë, ai kishte marrë nëntë tableta gjumi dhe vdiq nga ngufatja që iu shkaktua nga të vjellat.
Vdekja e Hendrix mbetet misterioze për shkak të deklaratave të ndryshme nga ata që ishin me të. Disa e përshkruajnë atë si një aksident të evitueshëm, duke thënë se ai u përball me shumë stres dhe lodhje.

Elvis Presley
Elvis Presley, një ikonë e kulturës pop, kishte një ndikim të madh në muzikë. Pas kulmit të famës në vitet '50 dhe '60, shëndeti i tij përkeqësohet në vitet '70, duke zhvilluar varësi ndaj ilaçeve dhe duke luftuar me mbipeshën.
Autorja Sally A. Hoedel theksoi se ai vuante nga dhimbje të mëdha në muajt e fundit të jetës së tij. Ai vdiq më 6 gusht 1977, në moshën 42-vjeçare, në shtëpinë e tij në Graceland, Memphis.

Janis Joplin
Janis Joplin ishte një këngëtare e njohur për zërin e saj unik, por u përball me varësi dhe vështirësi të tjera që ndikonin në vetëbesimin e saj. Ajo vdiq vetëm dy javë pas Hendrix, gjithashtu në moshën 27- vjeçare. Albumi i saj i dytë, “Pearl”, u publikua pas vdekjes dhe përmbante hitin e saj të njohur, “Me and Bobby McGee”.

Jim Morrison
Jim Morrison, këngëtar i grupit “The Doors”, ishte i njohur për tekstet e tij të veçanta dhe përdorimin e drogës. Ai u gjet i vdekur në banjën e tij në Paris në vitin 1971, në moshën 27 vjeçe. Shkaku zyrtar i vdekjes u raportua se ishte dështimi i zemrës.
Morrison kishte një ndjesi se ishte në rrezik pas vdekjes së Joplin dhe Hendrix, duke e bërë atë të reflektojë mbi jetën e tij dhe vështirësitë që kishte kaluar.

Brian Jones
Brian Jones ishte një nga anëtarët e parë të grupit “Rolling Stones”. Pasi u largua nga grupi, ai u përball me probleme të mëdha me drogën dhe alkoolin. Ai u gjet i vdekur në pishinën e tij në Sussex në vitin 1969, në moshën 27-vjeçare.

Keith Moon
Keith Moon, bateristi i grupit “The Who”, ishte i njohur për stilin e tij të jetës së çmendur. Ai vdiq në vitin 1978, në moshën 32 vjeçe, nga mbidoza e tabletave që përdoreshin për të trajtuar varësinë nga alkooli.
Moon ishte figurë e njohur për energjinë e tij në skenë, por gjithashtu u përball me shumë sfida personale