Showbiz

“Let the Canary Sing” dokumentar për jetën dhe veprën e Cyndi Lauperit

Cyndi Lauper

Një dokumentar i metrazhit të gjatë për jetën dhe veprën e këngëtares, aktores dhe aktivistes amerikane, Cyndi Lauper, është realizuar nga platforma digjitale Paramount+.

Me titull, “Let the Canary Sing”, dokumentari ekranizon jetën e artistes nga fillimi i karrierës e deri në ditët e sotme. Ai përfshin karrierën muzikore të Lauperit, aktivizmin, feminizmin dhe stilin punk.

Në një deklaratë për gazetarët në premierën e këtij projekti në Los Angeles, artistja tha se rrëfimi i historive personale është i rëndësishëm.

“Ne të gjithë mësojmë nga historia e njerëzve tjerë. Prandaj unë gjithmonë i ndaj tregimet e mia. Shpresoj që kur publiku ta shikoj dokumentarin dhe historinë që paraqet, t’i dëgjojnë ato me vëmendje. Dhe nëse e gjejnë veten në ndonjërën prej atyre situatave, të mësojnë nga to dhe të kujdesen të mos i bëjnë të njëjtat gabime. Sepse kur njerëzit ndajnë rrëfime nga jeta e tyre personale, t’i gjithmonë mëson diçka të re nga to”.

Dokumentari “Let the Canary Sing” tashmë është lansuar për publikun mbarë botëror.