Aktorët e filmi të famshëm “Titanic”, Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet, 27 vjet pas krijimit të filmit, kanë marrë pjesë në ngjarje të shfaqjes të filmit të ri të Winslet, “Lee”, në Los Angeles.
Dicapri, pasi e ftoi në skenë, e mirëpriti miken e kamotshme, Winslet, duke e puthur në buzë, ka shkruar HuffPost.
“Kate, shoqja ime e dashur, puna jote në këtë film ka qenë thjesht transformuese. Vazhdoj të jem i mahnitur, vazhdoj të admiroj forcën, integritetin, talentin dhe pasionin tuaj për çdo projekt”, dëgjohet duke thënë DiCaprio, në pamjeve të publikuara në YouTube.
VIDEO: Momenti i puthjes
Winslet dukej se ishte shumë e emocionuar nga mënyra se si e mirëpriti në skenë kolegu.
“Nuk mund ta shikoj Leon tani, përndryshe do të qaj”, ka thënë aktorja.
Ylli i filmit gjithashtu e ka cilësuar artisten si një nga talentet më të mëdha të brezit të tij.
Pasi kaluan së bashku një periudhë të ngarkuar gjatë xhirimeve të "Titanic", të dy ata janë bërë miq të ngushtë dhe kanë ruajtur marrëdhënie të mira.
VIDEO: Skena nga filmi "Titanic" (1997)
Ata, gjithashtu, bashkë kanë luajtur edhe në fimin “Revolutionary Road” në vitin 2008.
VIDEO: Tariler i filmit "Revolutionary Road"
Disa fansa, në rrjetin social Instagram kanë komentuar për lidhjen e tyre, duke e quajtur atë një “romancë platonike të mrekullueshme”, ndërsa të tjerë shprehnin dëshirën që ata të martoheshin. Megjithatë, Winslet është e martuar me Edward Abel Smith, nipin e Richard Branson, që nga viti 2012.
Në lidhje me puthjen e famshme të “Titanic”, Winslet ka thënë më parë se nuk ishte “ashtu siç mendohej”.
Ani pse ka pasur komente të tilla, miqësia e tyre ka qëndruar e fortë për më shumë se dy dekada.
“Si shumë miqësi të tjera gjatë pandemisë, na ka munguar njëri-tjetri. Ai është shoku im, shoku im i vërtetë.” pati thënë Winslet në një intervistë të vitit 2021.
Trailer i filmit "Titanic"