Këngëtarja Lady Gaga, ka mohuar se është shtatzënë me disa fjalë nga teksti i këngës së yllit Taylor Swift.
Taylor Swift duke kënduar live këngën "Down Bed":
“Nuk jam shtatzënë, vetëm po qaj në palestër”, ka shkruar Gaga pasi ndau një video në rrjetin social TikTok, duke iu referuar tekstit të këngës së Swiftit, “Down Bad”.
@ladygaga register to vote or check if you're registered EASILY at www.headcount.org
♬ I AM THE AESTHETIC _yaesthetician - yas 💚🌻🍭🫧
Përveç kësaj ajo iu tha adhuruesve të saj të regjistrohen për të votuar.
Kolegia e Gagas, Swift, i doli në mbrojtje këngëtares, duke thënë se nuk do të duhej askush ta komentonte trupin e një gruaje.
“A pajtohemi të gjithë se është sjellje e keqe të komentohet trupi i një gruaje. Gaga nuk ka nevojë t'i japë askujt shpjegime e madje as grave të tjera”, është cituar të ketë thënë Swift, raporton The Hollywood reporter.
Thashethemet se Gaga është shtatzënë nisën pasi ajo u shfaq në dasmën e motrës së saj, ndërsa barku i dukej i rrumbullakosur.
Lady Gaga nxit spekulime për shtatzëni - KOHA.net
Këngëtarja aktualisht është duke punuar në albumin e saj të shtatë me radhë, si dhe në filmin “Joker: Folie a Deux”, i cili pritet të lansohet në muajin tetor.