Showbiz

Lady Gaga nxit spekulime për shtatzëni

Lady Gaga

Lady Gaga

Këngëtarja Lady Gaga ka nxitur spekulime se është shtatzënë pasi u shfaq me bark të fryrë në dasmën e motrës së saj.

Lady Gaga në ceremoninë paramartesore të motrës

Këngëtarja, emri i vërtetë i të cilës është Stefani Joanne Angelina Germanotta, ka shkuar të premten në një ndejë paramartesore të motrës së saj, e cila u mbajt në hotelin ViewPoint, raporton The Sun.

Lady Gaga në ceremoninë paramartesore të motrës

Familja e saj ka marrë me qira të tërë hotelin për të gjithë vikendin, ku Gaga u shfaq me një fustan të zi të shkurtë e të ngushtë, i cili vinte në pah format e saj trupore, përfshirë edhe barkun e rrumbullakosur.

Në ceremoninë kryesore të dasmës, ylli kishte veshur një fustan ngjyrë krem me pala dhe dukej e lumtur përkrah partnerit të saj, Michael Polansky.

Lady Gaga dhe Michael Polansky në ceremoninë kryesore të dasmës së motrës
Lady Gaga në ceremoninë kryesore të dasmës së motrës
Lady Gaga në ceremoninë kryesore të dasmës së motrës