Këngëtarja Lady Gaga, ka treguar se si ka ndryshuar gjithçka kur u dashurua në Michael Polanskyn.
Krijuesja e hitit “Bad Romance” në vitin 2020 pari bërë të ditur se është në lidhje me biznesmenin.
“Thjesht e dua shumë të fejuarin tim. Ai është shoku im më i mirë. Ai është partneri im dhe mendoj se kur je me shokun më të mirë gjithçka ndryshon”, ka thënë Gaga për revistën People.
Çifti ka bashkëpunuar në këngën e saj të re “Harlequin”, e cila është pjesë e albumit përcjellës të filmit “Joker: Folie a Deux”.

38 vjeçja ka shpjeguar se mendon që bashkëpunimi ishte gjëja e duhur.
“Është hera e parë që kemi vendosur të bashkëpunojmë. Ishte gjëja e duhur. Ishim shumë të emocionuar dhe të gatshëm për ta bërë”, ka thënë Gaga.
Këngëtarja së fundmi ka treguar se kur i dashuri i propozoi të martoheshin ajo mendonte se po bënte shaka pasi ai kishte zgjedhur ta bënte propozimin më 1 Prill.
“Ai më propozoi me 1 Prill dhe mendova që ishte shaka. Pastaj kur shkuam në lojërat Olimpike, na incizuan ndërsa po përshëndeteshim me kryeministrin, Gabriel Attal, dhe më ka zënë kamera duke thënë: ‘ky është i fejuari im’ ndërsa unë doja ta mbaja sekret”, ka thënë ylli.

Në muajin gusht, një burim pati treguar se Gaga dhe Polansky janë duke bërë plane për ta bërë dasmën në Evropë.