Lady Gaga po shkakton trazira në Itali.
Aktorja dhe këngëtarja bëri bujë në Festivalin e Filmit në Venecia 2024 të enjten, duke mbërritur në premierën e filmit të saj të ardhshëm "Joker: Folie a Deux" në mënyrë dramatike.
Gaga, emri i vërtetë i së cilës është Stefani Germanotta, ka mahnitur me një fustan të zi prej kadifeje “Dior Haute Couture” me një dekolte të hapur dhe një fund të gjerë.
Ajo mbante po ashtu çizme “Giuseppe Zanotti” dhe një kapele gotike “Philip Treacy” në formë të brirëve, raporton “Page Six”.
Fansat ishin të fiksuar pas pamjes duke komentuar në rrjetet sociale për paraqitjen e saj të veçantë.
“Besoji asaj që të sjellë DRAMËN”, kishte shkruar një fans, derisa një tjetër ka komentuar se Lady Gaga e bën gjithçka që të duket si art.

Aktorja e "A Star is Born", 38 vjeçe, mbajti atmosferën e zjarrtë me buzëkuqin e kuq të thellë që qëndronte në kontrast me flokët e saj bjonde platin, duke shtuar një shkëlqim edhe më ta madh me bizhuteritë “Tiffany & Co”.
Ajo kishte zgjedhur të mbante në qafë një gjerdan të madh diamanti “Tiffany High Jewelry”.
Gaga mbante gjithashtu një palë vathë diamanti me thumba dhe një byzylyk diamanti, të dyja gjithashtu nga “Tiffany & Co”.
Lady Gaga on the red carpet at the Venice Film Festival for the premiere of #JokerFolieADeux pic.twitter.com/h7Pw0yCLXt
— Lady Gaga Now 🃏 (@ladygaganownet) September 4, 2024
Pamjes mahnitëse të saj i jepte kuptim edhe më të madh unaza e saj e fejesës, nga i fejuari Michael Polansky.
Çifti i lumtur u treguan të afërt me njëri-tjetrin derisa u përqafuan disa herë gjatë paraqitjes.
Ekspertët i kanë thënë Page Six Style se guri i diamantit me prerje ovale në unazën e saj, i cili duket të jetë të paktën 10 karat në madhësi, mund të vlejë rreth 1 milion dollarë.
