Showbiz

Lady Gaga i tregon Bill Gatesit arsyen e mosadresimit të thashethemeve se është burrë

Lady Gaga dhe Bill Gates

Lady Gaga dhe Bill Gates

Këngëtarja Lady Gaga, ka folur rreth arsyes se përse asnjëherë nuk i është përgjigjur thashethemeve se ajo është burrë.

Këngëtarja e hititi “Born This Way”, në emisonin “What’s Next? The Future With Bill Gates”, që shfaqet në platformën Netflix, ka shpjeguar se përse asnjëherë nuk u është përgjigjur këtyre thashethemeve.

“Kur isha 20 vjeçe, kishe thashetheme se isha burrë. Kam shkuar nëpër të gjithë botën. Kam bërë turne e promovime të këngëve të mia dhe gati në çdo intervistë, pasi ishte indoktrinuar një imazh ne internet, më pyesnin se a jam burrë, ‘çfarë ke për të thënë për këtë’”, i ka thënë Gaga, Gatesit.

Këngëtarja, e cila është mbështetëse e zëshme e komunitetit LGBTQ+ ka thënë se këto thashetheme nuk e kanë bërë të ndihet si viktimë dhe nuk donte të përfaqësonte asnjë lloj ndjenje turpi për ndonjë fëmijë që do të mund të akuzohej në të njëjtën mënyrë.

“Arseja pse nuk iu përgjigja këtyre pyetjeve është se nuk ndihesha si viktimë e asaj gënjeshtre dhe mendoja ‘çka nëse ka ndonjë fëmijë që është akuzuar në të njëjtën mënyrë? Çfarë do të mendonte ai për një figurë publike që ndien trup për këtë?”, ka thënë ajo.

Ylli ka treguar tutje se ka qenë në situata kur rregullimi apo adresimi i thashethemeve nuk ka qenë në interesin e mirëqenies së njerëzve të tjerë, duke shpjeguar se ishte mësuar me informacionet e gabuara, të cilat i shfrytëzonte për inspirim.

“Në atë rast vendosa të provokoja mendimin e të tjerëve, u mundova të krijoj një tjetër këndvështrim përçarës”, ka thënë tutje ajo duke shtuar se ishte mësuar të dëgjonte gënjeshtra për vete që kur ishte 20 vjeçe.

“Jam performuese dhe mendoj se është për të qeshur”, ka thënë Gaga.

Thashethemet për të filluan pas perfromancës në festivalin Glastonburry në vitin 2009, pasi një fotografi u bë virale, imazh ky që tregonte se ajo ka diçka në të brendshmet e saj, për të cilin Gaga thotë se është indoktrinuar.

Në një intervistë me Anderson Cooper në vitin 2011 ajo është pyetur rreth këtyre thashethemeve. “Ka disa theshetheme se je hermafrodit, shumë artistë do të dilnin me deklarata mohimi, kurse ti po kënaqesh me këtë”, ishte pyetur Gaga.

Ajo ishte përgjigjur duke thënë se adhuruesve të saj nuk ju intereson kjo gënjeshtër e as asaj.

“Ndoshta kënaqem, pse, a do të ishte kaq e tmerrshme? Pse të humbas kohë e të jap deklarata për shtyp se a kam apo jo penis? Adhuruesve të mi nuk ju intereson e as mua”.