Këngëtarja dhe aktorja, Lady Gaga, në takim me kryeministrin e Francës, Gabriel Attal, e ka prezantuar si të fejuarin e saj, të dashurin, Michael Polanksy me të cilin është në lidhje që katër vite.
Siç shihet në videon e postuar nga Attal në rrjetin social TikTok, çifti dhe ai u takun ndërkohë që po ndiqnin garën e notit, që u zhvillua në kuadër të Lojërave Olimpike në Paris, shkruan CNN.
@gabriel_attal Thank you Lady Gaga for your stunning performance at the opening ceremony. It was breathtaking. 🤩🫶
♬ son original - Gabriel Attal
Fituesja e çmimit “Oscar”, gjatë vikendit ka qëndruar në Paris, për të performuar në ceremoninë hapëse të ngjarjes.
Gaga dhe Polanksy, lidhjen tyre e patë bërë publike në rrjetin social Instagram, gjatë ngjarjes Super Bowl në vitin 2020.
Ndërkohë që ata kanë qenë mjaft të rezervuar për lidhjen, Gaga pati ndarë përmes rrjeteve sociale pamjet e luleve që i kishte dërguar Polanksy për ditëlindje.
“Kur i dashuri të dërgon lule në Romë për ditëlindje. Të dua zemër. Mezi po pres të vij në shtëpi te ti dhe te qentë, jeni gjithçka që më nevojitet”, pati shkruar këngëtarja në Instagram në vitin 2021.
Në po atë vit, ajo pati bërë një koment të rrallë për Polanksyn, në një intervistë për Hollywood Reporter.
“Qentë e mi dhe burri që dashuroj janë e gjithë jeta ime”, pati thënë ajo.