Ylli i muzikës pop, Kylie Minogue, ka paralajmëruar se është duke u përgatitur të shkojë në turne botëror, pas më shumë se një dekade mungesë në skenë si dhe albumin e saj të rikthimit në skenë me titull “Tension”.
Albumi do të lansohet më 18 tetor ndërsa turneu do të nisë në muajin shkurt në vendlindjen e yllit, në Australi, shkruan BBC.
Në një deklaratë ikona e muzikës ka thënë se është tejet e ngazëllyer që do të festojë lansimin e albumit “Tension” me adhuruesit.
“Do të ketë shumë ’padamime’”, ka thënë Minogue, duke ju referuar këngës së saj "Padam Padam", me të cilën fitoi çmimin Grammy në vitin 2023.
20 data janë publikuar deri më tani por 56 vjeçja ka thënë se do të ketë edhe më shumë.
Në muajin shkurt ajo morri çmimin e saj të dytë “Grammy”, 20 vjet pasi kishte fituar çmimin e parë.