Showbiz

Kylie Jenner po orientohet më shumë kah shtëpia

Kylie Jenner

Kylie Jenner

Ylli televiziv amerikan, Kylie Jenner, po orientohet me shumë kah shtëpia duke ia kthyer shpinën shoqërive të Hollywoodit, në mënyrë që të fokusohet në marrëdhënien me aktorin Timothee Chalamet dhe qëndrimin afër dy fëmijëve, të cilët i ka me ish-partnerin, reperin Travis Scott.

Një burim i afërt me yllin, i ka thënë “Daily Mailit” se ajo, në shumicën e rasteve, po dëshiron të qëndrojë në shtëpi.

“Është duke zgjedhur të qëndrojë në shtëpi. Për Kylien, rëndësi ka familja, fëmijët dhe normalisht tash po fokusohet edhe tek marrëdhënia që ka me Timotheen”, ka thënë burimi.

Ky burim ka shtuar se Kylie nuk po dëshiron të qëndrojë me shoqërinë që kishte në Hollywood.

“Ajo del kur ka nevojë, jo sepse do. Ajo është shumë e zënë me lidhjen e saj dhe të qenit nënë si dhe biznesmene”, ka thënë burimi.

Ndërkohë një tjetër burim ka treguar se Kylie kalon kohë edhe me shoqen e saj të vetme të ngushtë që e ka prej kohësh, Anastasia e njohur si Stassie.

Më herët gjatë këtij muaji, ylli, ka festuar ditëlindjen e 27-të në Bahamas bashkë me Timmotheen dhe një grup shokësh, përfshirë Stassien.

Krijuesja e brendit të grimit, së fundmi, në një intervistë për revistën Vogue, ka thënë se pati vështirësi me depresionin pasi lindi fëmijët dhe më në fund tani po dihet sërish vetja pasi e kaloi këtë periudhë.

“Shpejt do t’i mbush 27 vjet dhe më në fund sërish po ndihem vetja. Kur isha shtatzënë, gati gjatë gjithë kohës kam veshur rroba të rehatshme, të lirshme, çdo ditë, nuk kisha kohë për disa gjëra të vogla ndërkohë që depresioni pas lindjes më zgjati një vit. Për mendjen është vështirë. Për hormonet është me të vërtetë vështirë. Nuk dija se sit ë vishesha”,  ka thënë Kylie.