Showbiz

Kylie Jenner e hapur për një reality show të ri me Kendall

Kendall dhe Kylie Jenner

Kendall dhe Kylie Jenner

Foto: Associated Press

Ylli televiziv, Kylie Jenner ka pranuar se do të donte të kishte një reality show të sajin, duke treguar interes për një program të pavarur.
27-vjeçja, e cila është pjesë e reality showt “The Kardashians” së bashku me familjen e saj, ka shprehur hapur dëshirën për të xhiruar një shfaqje si një lloj vazhdimësie e shfaqjes ekzistuese, me motrën e saj, Kendall Jenner, ka raportuar People.

“Do të ishte shumë qejf. Çfarë nëse do të ishte një shfaqje me tri episode?”, ka thënë ajo në një episod të “The Kardashians”.
Një producente në këtë episod ka sugjeruar që shfaqja e re do të mund të shfaqte “aventurat e Kylie dhe Kendall”. Në përgjigje, Kylie ka thënë “po, do ta bëja”.

Kendall dhe Kylie Jenner

Kendall, nga ana tjetër, dukej më skeptike për idenë. 

Modelja 29-vjeçare e pyeti motrën: “Çfarë do të bënim ne?”, ndërkohë Kylie iu përgjigj: “Gjithçka!”.

Kylie dhe Kendall kanë ndjekës të shumtë në llogaritë e tyre në rrejte sociale. Kylie e pati pranuar më parë se i duket “e vështirë të ndjekë internetin”. 

“Shoqet e mia dhe unë qeshim, sepse tani është vështirë të ndjekësh internetin. Është steruese”, pati thënë ajo për revistën ELLE.

Ajo ka shpjeguar se kur postonte vazhdimisht, duke treguar gjithçka nga ushqimi i mëngjesit, veshja e ditës, ngjyra e thonjve, makina që po voziste dhe destinacionin, nuk kishte orar aq të ngarkuar.

“Kur nuk poston tri herë në ditë në TikTok, mbetesh prapa”, ka thënë ajo.