Këngëtari i njohur amerikan, Justin Timberlake, është arrestuar javën e kaluar për shkak të vozitjes në gjendje të dehur.

The Independant ka shkruar se dikush nga brendësia e hotelit ku po qëndronte ylli, i ka kërkuar policisë ta mbikëqyrte pasi ai ka konsumuar alkool.
Këngëtari është arrestuar të martën më 17 qershor në Sag Harbor në New York. Ai ishte duke qëndruar në hotelin “American” në atë zonë, i cili është i njohur si destinacion i shumë yjeve gjatë muajve të verës.
The New York Post ka shkruar se 43 vjeçi kishte pohuar se kishte pirë vetëm “një gotë martini”.

Justin ka pohuar se ka qenë “javë e vështirë” duke iu drejtuar fansave në një koncert në Chicago të premten, ndërkohë që i falënderoi për mbështetjen që i kanë dhënë.
