“Kujt i paske ngja” e këngëtarit Labinot Tahiri ka ardhur në një version të ri të mërkurën.
Në bashkëpunim me Dj PM, Dj Dagz, Ledri Vulën dhe Lumi B kënga ka arritur afër 100,000 klikime në dy orët e para të publikimit.
Kënga është publikuar edhe me videoklip.
Teksti i këngës, përveç pjesës origjinale të “Kujt i paske ngja”, është shkruar nga Vula, Lumi B dhe Avni Qahili.