Showbiz

Kris Jenner s'e ka në plan të pensionohet

Kris Jenner

Kris Jenner

Foto: Associated Press

Ylli televiziv, mamaja e motrave Kardashian, Kris Jenner, ka thënë se nuk po planifikon që të pensionohet.

69 vjeçja ka thënë se është e vendosur të punojë sa më gjatë që të jetë e mundur.

Rreth pensionimi, Kris, është pyetur në podcastin “This Life of Mine”, nga James Corden, ku u përgjigj duke thënë se nuk dëshiron të pensionohet.

“Mamaja ime doli në pension kur ishte 82 vjeçe dhe çdo ditë flet për punën që bënte. Sa herë që jemi bashkë ajo më thotë ‘puna ime me ka mbajtur të re, më ka bërë të kem qëllime e gëzim’”, ka shpjeguar ylli.

Ajo beson se puna ia mban mendjen të mprehtë dhe nuk ka për qëllim që të ngadalësojë.

“Puna të jep të gjitha kualitetet në jetë. Ka të bëjë me gjetjen e zgjidhjeve për gjëra të caktuara. Ka të bëjë me aftësitë organizative. Është dashuria e jetës”, ka thënë tutje Kris.

Ajo ka thënë se sa herë që i afrohet ditëlindja, fillon të fokusohet më shumë te shëndeti.

“Nuk mund të them se sa proaktive jam kur bëhet fjalë për shëndetin. Dua të kujdesem për vete e të jap më të mirën që mundem. Mamaja ka punuar deri sa u bë 82 vjeçe. Ajo është shembull i madh për mua. Me të vërtetë e vlerësojë jetën që ka bërë”, ka thënë ndër të tjera ylli.