Showbiz

Kris Jenner diagnostikohet me tumor

Kris Jenner

Kris Jenner

Kris Jenner, mamaja e motrave të famshme Kardashian, ka bërë të ditur se është diagnostikuar me tumor.

Ajo në trailerin e serive të reja “Kardashians” shihet e ulur në një tavolinë bashkë me të dashurin e saj, Corey Gamble, duke iu treguar vajzave të saj për zbulimin e tumorit.

Kris Jenner në konsultë tek doktori

“Bëra skanimin. Gjetën një cistë dhe një tumor të vogël”, thotë Kriss.

Khloe Kardashian

Lajmi i befasoi Khloen dhe Kendall e Kylie Jennerin. Më pas motrat shihen duke përqafuar njëra-tjetrën e duke qarë pasi morën lajmin.

Kendall dhe Kylie Jenner

Kylie Jenner

Në atë klip motra e madhe Kourtney tregon për vështirësitë që pati gjatë shtatzënësisë.

“Gjithmonë do të jem mirënjohëse ndaj doktorëve të mrekullueshëm, të cilët shpëtuan jetën e bebes time”, thotë Kourtney në klip, për fëmijën që e ka me yllin Travis Barker.

VIDEO: