Shkaku i vdekjes së këngëtarit Liam Payne është konfirmuar se ka qenë “politrauma”, u tha gjatë dëgjimit gjyqësor në Gjykatën e Buckinghamshiret.
Payne vdiq më 16 tetor pasi ra nga kati i tretë i një hoteli në Buenos Aires.
Politrauma është një term mjekësor për lëndime të shumta traumatike që ka pësuar trupi dhe organet e një personi.
Në gjykatë më 17 dhjetor ishte thënë se mund të duhej kohë që të përcaktohej zyrtarisht se si vdiq 31-vjeçari, raportoi BBC.
“Ndërsa hetimet po vazhdojnë në Argjentinë rreth rrethanave të vdekjes së Liamit, mbi të cilat unë nuk kam juridiksion ligjor, pritet informacioni përkatës për të treguar se si erdhi deri te vdekja dhe kjo mund të marrë kohë”, ka thënë mjeku ligjor Crispin Butler.
Pesë persona në Argjentinë janë akuzuar lidhur me vdekjen e Paynet. Menaxherja e hotelit, Gilda Martin, dhe recepsionisti Esteban Grassi, si dhe miku i Paynet, Roger Nores, janë akuzuar për vrasje nga pakujdesia, ka thënë zyra e prokurorit në Argjentinë. Ezequiel Pereyra – që po ashtu punonte në hotel – dhe Braian Paiz, kamerier, janë akuzuar për furnizim me drogë.