LuckyChap

Kompania e Margot Robies bashkëprodhuese e filmit të ri "Monopoly"

LUCKYCHAP

LuckyChap Entertainment

The Hollywood Reporter ka shkruar se filmi i bazuar në lojën “Monopoly” është zhvilluar rreth një dekadë më parë. Por të mërkurën u dha lajmi se prapa prodhimit të këtij filmi, do të jetë kompania “LuckyChap” e aktores së famshme, Margot Robbie, e cila luajti në rolin e kukullës në filmin e shumëpërfolur “Barbie”.

Bashkëprodhuese e “Monopolyt” gjithashtu do të jetë edhe kompania amerikane e lodrave, “Hasbro Entertainment”.

Kompania e aktores Robbie së fundmi ka punuar në projektin filmik "Saltburn", përveç hitit të vitit të kaluar “Barbie”.

Ndërkohë Adam Fogelson, udhëheqës i kompanisë “Lionsgate Motion Picture”, ka thënë se është tejet i entuziazmuar për projektin e ri, për të cilin tha se do të mund të jetë një tjetër film hit.

“Si një ndër lojërat më ikonike në botë, 'Monopoly', siguron një platformë të jashtëzakonshme për tregimin e historive të ndryshme”, ka thënë Zev Foreman nga “Hasbro Entertainment”.

“Duam të bëjmë më shumë filma që kanë po të njëjtin efekt që pati ‘Barbie’”, pati thënë Robbie për revistën Variety, duke cekur se nuk e din ende a duhet të ketë film “Barbie 2”, por dëshiron të bëjë një tjetër film të madh me ide të guximshme e origjinale, me buxhet të madh e konglomerat aktorësh.