Showbiz

Koleksioni i fundit i “Pradas” karakterizohet nga kravatat

“Java e modës” për meshkuj në Milano solli edhe një sfilat tjetër fantastike nga Prada. Që nga viti 2014 Miuccia Prada ka bërë diferencim sa u përket veshjeve për djem e burra, duke sjellë trendët më “in”.

Edhe me koleksionin e fundit Prada “goditi” botën e modës me kombinimin e veshjeve elegante me aksesorë me ngjyrë të ndezur. Kështu edhe filloi sfilata me një model të veshur me kostum pa xhaketë nga ngjyrat kafe dhe bezhë të kombinuar me kapele të kuqe.

Ato çka e karakterizojnë këtë koleksion ishin kravata, detaji dominues në veshje dhe aksesori që shërbeu si ftesë për të ftuarit.

Gjatë tërë shfaqjes vërehej një kombinim fantastik në mes të kravatave dhe kapelave me ngjyra të ndryshme.

Ky koleksion na rikujtoi edhe një herë shprehjen e famshme “Prada or Nada”.

Përgatiti: Sara Koci