Showbiz

Kim Kardashian vendos për herë të parë publikisht qaforen e princeshës Diana

Kim Kardashian

Kim Kardashian

Ylli televiziv, Kim Kardashian, e ka vendosur për herë të parë publikisht qaforen e princeshës së ndjerë të Uellsit, Diana, të cilën e kishte blerë në ankand.

Viteve të fundit, ajo ka vendosur shumë pjesëza që i përkasin historisë së modës, përfshirë pjesë të gardërobës së yjeve si këngëtares Janet Jackson, ish-zonjës së parë pare Jeckie Kennedy, si dhe fustanin, me të cilin ikona Marilyn Monroe i kishte kënduar ish-presidentit John Kennedy, “Urime ditëlindjen zoti president”.

Kim me fustan të Marilyn Monroes

CNN ka shkruar se arkiva personale e Kardashianit përfshin edhe thesare që janë ruajtur në muze, të tilla si byzylykët e yllit Elizabeth Taylor, të krijuar me diamante nga disenjatorja Lorraine Schwartz, dhe në vitin 2022 për ta kompletuar kostumin e Holloweenit të vajzës së saj North, mori kapelën e bardhë, të cilën mbreti i muzikës, Michael Jackson e kishte vendosur në videoklipin e këngës “Smooth Criminal” në vitin 1988, si dhe një nga xhaketat e tij që ia kishte blerë në ankand të bijës, si dhuratë për krishtlindje.

Kim me veshje të Janet Jackson
Ora e Jackiet, që Kim e ka blerë në ankand
Kapela e Michael Jacksonit që Kim ia bleu të bijës
Xhaketa e Michael Jacksonit, që Kim e ka blerë në ankand

Por, ditë më parë, në ngjarjen gala LACMA Art+Film në Los Angeles, Kardashian vendosi një tjetër artefakt kulturor, një kryq me diamante, i cili njëherë i përkiste princeshës së ndjerë Diana.

Kardashian, qaforen në fjalë e kishte blerë për 163.800 funte britanike, në muajin janar të vitit 2023, në minutat e fundit të ankandit të “Sotheby”.

Veshja e saj, me të cilën u paraqit në tepihun e huq, shënoi herën e parë që kjo qafore është vendosur në publik, që nga vdekja e princeshës Diana në vitin 1997.

Kim dhe princesha Diana

Kjo qafore është krijuar në fillim të shekullit 20 nga marka britanike e stolive, Garrard. Qaforja u ble në vitin 1980 nga biznesmeni i ndjerë palestinezo-britanik, Naim Attallah, i cili, sipas “Sotheby”, ia ka huazuar atë princeshës Diana disa herë me radhë.

Diana qaforen e kishte vendosur në vitin 1987 në gala mbrëmjen për bamirësi të organizuar nga Birthright, organizatë kjo që mbronte të drejtat njerëzore përgjatë shtatzënësisë dhe lindjes së fëmijëve. Për këtë ngjarje, princesha e kishte kombinuar qaforen me një fustan nga kadifeja me ngjyrë vjollcë të errët, të krijuar nga disenjatorja Catherine Walkes.

Princesha Diana me qaforen me kryq

Për dallim nga princesha, Kardashian e stiloi ndryshe qaforen, duke ia zvogëluar zinxhirin e duke e kombinuar me stoli të tjera me perla ndërkohë që kishte veshur një fustan tërësisht të bardhë.

Por kryqi i stilit Renaissance, kishte nxitur komente të ndryshme online, nëpër të cilat Kardashian u kritikua.

Ndërkohë përdorues të rrjeteve sociale janë irrituar nga mundësia që ka Kardashian për të marrë pjesë kaq të rëndësishme të historisë së modës, e jo vetëm që ka qasje në to, por mundet edhe t’i veshë vetë.

“Pse ende jemi duka i dhënë kësaj gruaje gjëra të çmueshme si kryqi i Dianas, kur e prishi fustanin e Marilynit?”, kishte shkruar një përdorues i rrjeteve sociale.

Në vitin 2022, pasi Kardashian e kishte veshur fustanin e ikonës Monroe, në ngjarjen më të madhe të modës, MET Gala, Ripleys, kishte lëshuar një deklaratë, me anë të të cilës mohoi t’i jetë bërë ndonjë dëm fustanit.

Mbetet të shihet nëse Kardashian do të vazhdojë ta vendosë qaforen me kryq, apo nëse do të vendoset në arkivat e veshjeve të saj.

Pasi ylli e bleu qaforen vitin e kaluar, drejtori i stolive në “Sotheby”, Kristan Spofforth, kishte thënë se po ndihet i “entuziazmuar” që e ka blerë Kardashiani.

“Për madhësinë, ngjyrën e stilin që ka, kjo qafore është stoli mjaft e guximshme, gjë që nuk do të lejonte që veshja të cilësohet më pak se ‘vibrante’, qoftë veshje për fenë apo modën, apo në të vërtetë të dyja. Jemi të ngazëllyer që kjo stoli ka gjetur një tjetër jetë në duart e një tjetër emri të famshëm në mbarë botën”, pati thënë Spofforth në konferencë për shtyp.