Showbiz

Kim Kardashian thotë se e frikësojnë fishkëllimat nga publiku

Kim Kardashian

Kim Kardashian në emisionin e Jimmy Fallonit

Ylli televiziv, Kim krdashian ka treguar se frika më e madhe e saj është të fishkëllehet nga audienca sa herë që shfaqet në publik.

“Frika më e madhe që kam në jetë është të fishkëllehem, prandaj kjo mirëseardhje është shumë, shumë e mirë”, ka thënë Kim, ndërkohë që publiku e mirëpriti me duartrokitje në emisionin e Jimmy Fallonit.

“Asnjëherë! Ata të duan. Lëre tash jemi në New York, të duam”, i tha asaj Jimmy.

Nuk është shumë befasi që Kim u frikësohet fishkëllimave, pasi që ajo u fishkëllye nga publiku në emisionin “The Roast Of Tom Brady”.

43 vjeçja, në këtë emision, kishte qenë pjesë e panelit që ishin bërë bashkë ta ngacmonin atletin e pensionuar gjatë muajit maj.

Ajo u fishkëllye shumë nga publiku për 10 sekonda kur doli në skenë para se ta bënte shakanë e saj të parë ndërkohë që udhëheqësi i emisionit, Kevin Hart, po mundohej ta qetësonte turmën.

“Në rregull, në rregull”, po thoshte Kim ndërkohë që Kevin ndërhyu duke thënë “ngadalë, ngadalë, ngadalë”, pjesë kjo që transmetuesit e emisionit e kanë edituar nga videoja.

Është raportuat se Kim dhe Tom kanë qenë në lidhje në të kaluarën, ndërkohë që Kim në njërën nga shakatë ngacmuese për të, iu referua këtij rasti duke thënë “nuk doja të vija sonte, po pasi që s’jam këtu si partnerja e Tomit, ka shumë gjasa se mund të bëhem”.

“Kur flasim për ndonjë lidhje në mes meje dhe Tomit, e di që ka pasur disa thashetheme dhe nuk të tregojë nëse kemi qenë në lidhje apo jo. Thjesht do të lansoja ndonjë video”, ka thënë Kim, me shaka, duke iu referuar videoskandalit seksual që pati në të kaluarën.

Pastaj ajo bëri një tjetër shaka, me të cilën filloi ta fitonte simpatinë e publikut, ndërkohë që fliste rreth njerkut të saj, ish-atletit Bruce Jenner, i cili ka ndërruar gjini dhe tani është Caitlyn Jenner.

“E di që nuk do të funksiononte asnjëherë. Një ish-atlet më mollëza të theksuara, flokë si mëndafsh, ma kujton shumë njerkun tim”, ka thënë Kim.