Ylli televiziv, Kim Kardashian ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë Disney, për të krijuar shou me skenarë.
Më anë të kësaj marrëveshjeje Disney, Kim do të shkruajë skenarë që do të transmetohen në “20th Television” të Disneyt, shkruan Deadline. Kjo marrëveshje po konsiderohet si hap i madh në karrierën e bujshme të yllit.
“Jam jashtëzakonisht e interesuar për të shkruar histori që janë personale, të komplikuara, relevante, nga eksperienca ime personale si dhe e atyre që i njoh. Pata rastin që nga afër të shoh punën që bëhet në 20th Television përgjatë ‘American Horror Story: Delicate’ dhe jam shumë e entuziazmuar që të krijoj valën e parë të projekteve të mia me një ekip të udhëhequr nga Karey Burke dhe Eric Schrier dhe të të vazhdoj të punoj krah Craig Erwichit dhe ekipit të tij në Hulu dhe Disney”, ka thënë Kim në një deklaratë pasi nënshkroi marrëveshjen.

Presidenti i Grupit Disney, Craig, dhe shefi i 20th TV, Karey, kanë deklaruar se Kim ka shumë talente e shumë aftësi profesionale dhe punon shumë për t’i realizuar qëllimet.
“Suksesi i saj në televizion me ekipin tonë, duke filluar nga ‘The Kardashians’ e deri tek ‘American Horror Story: Delicate’, bashkë me aftësinë që ka për ta kuptuar imagjinatën e miliona njerëzve, e vë atë në pozicion shumë unik për të krijuar e prodhuar histori që padyshim do të lënë gjurmë në kulturë”, ka thënë presidenti i Disneyt.
43-vjeçarja, nënshkroi marrëveshjen pasi luajti në projektin televiziv “American Horror Story: Delicate” dhe incizoi dramën “All’s Fair” e cila do të transmetohet në Hulu, projekte këto të prodhuara nga gjiganti prodhimit, regjisori dhe skenaristi 58 vjeç, Ryan Murphy.
Si pjesë e marrëveshjes për skenarët me Disneyn, nëna e katër fëmijëve do t’i bashkohet shoqes së saj Lala Anthonyt dhe Kenya Barrisit, për krijimin e në projekti televiziv të bazuar në bestsellerin e Lalas “The Love Playbook: Rules of Love, Sex and Happines”.

Projekti, i cili ende është duke u zhvilluar, quhet “Group Chat”, i krijuar nga Kenya, kurse Lala, emri i vërtetë i të cilës është, Alani Nicole Vazquez, do të luaj në të.