Ylli televiziv, Kim Kardashian, ka vlerësuar shoqet e saj duke thënë se janë shoqet më të mira në të gjithë botën.
43 vjeçja ka thënë se ndihet me fat që ka rreth që e mbështet dhe se falë tij nuk i është dashur të mbajë terapi psikologjike.
“Ndihem shumë mirë pasi të gjithë dëshironin të vinin të festonin e të hanin darkë më ne. Prandaj sonte dua të festoj për shoqet e mia dhe mendoj se të gjithave na nevojitet ta bëjmë këtë kohë pa kohe”, ka thënë Kim në seritë “The Kardashians”, raporton FemaleFirst.
Ajo gjithashtu ka thënë se i duket sikur ka fituar “jeckpotin” pasi ka shoqe shumë të mira.
“Gjithnjë them se kam kapur ‘jackpotin’ kur bëhet fjalë për rrethin e shoqeve që kam. Kalimi i ditëlindjes time të 43-të me vajzat që më inspirojnë dhe me motivojnë, është me të vërtetë special”, ka thënë Kim.
Pavarësisht famës e suksesit që ka, Kim ka mbajtur raporte të ngushta me shoqet e kamotshme, ku përfshihen Alison Statter, Simone Harouche, Lindsay May, Sarah Meyer Michealson, Zoe Winkler Reinis dhe Ashley Kassan.
Kim gjithashtu pretendon se shoqet e saj janë arsyeja që ajo asnjëherë nuk mori pjesë në seanca të terapive psikologjike.
“Sinqerisht po të mos ishin shoqet e mia nëpër këto çaste të vështira, nuk do isha këtu. Kam shoqet më të mira dhe janë shumë mbështetëse dhe prandaj s’kam qenë kurrë nëpër terapi psikologjike, se kam shoqet më të mira në botë dhe ato kanë shumë rëndësi për mua”, pati thënë Kim.