Aktorja, Kim Catrrall, ka mohuar thashethemet se do të kthehet në franshizën e njohur “Sex And the City”.
67 vjeçja u bë e njohur pasi në këtë projekt filmik luajti rolin e Samantha Jones, të cilin e luajti edhe në sezonet e vazhdimit të serialit, si dhe në filmat “Sex and the City”, dhe “Sex and the City 2”.
Tani, aktorja, ka mohuar thashethemet e vazhdueshme se ajo do të rikthehet në projektin filmik me po të njëjtën tematikë, e i cili quhet “And Just Like That”.
Ajo u ka kthyer përgjigje disa fansave në Instagram, të cilët pyesnin se a do të rikthehej ndonjëherë në këtë projekt.
“Oh kjo është shumë e sjellshme nga ana juaj, por nuk do të kthehem (puthje)”, ka shkruar ylli.
Kim pati treguar se nuk dëshiron të luajë më në serial duke i thënë revistës “Variety” se nuk i pëlqen se si karakteri i rolit të saj ishte përfaqësuar në skenarin e një filmi të ri që do të bëhej, i cili nuk u realizua asnjëherë.
“Gjithçka duhet të rritet, apo të vdes. Kur seritë përfunduan mu duk gjë e mirë sepse nuk do ta përsërisnim vetveten më. Pastaj erdhi filmi si përfundim i gjithçkaje. Pastaj erdhi një tjetër film, e pastaj edhe një tjetër...?”, pati thënë ajo.
Kim pati filluar në franshizën e serialit “Sex and the City”, ku luajti rolin e Samantha Jones, bashkë me aktoret, Sarrah Jessica Parker, e cila luante rolin e Carrie Bradshawit, Cynthia Nixon, e cila luante rolin e Miranda Hobbesit dhe Kristin Davis, e cila luante në rolin e Charlotte York Goldenbaltt.