Showbiz

Kevin Smith i dëshpëruar nga ndarja e Jennifer Lopezit e Ben Affleckut

Kevin Smith, Ben Affleck dhe Jennifer Lopez

Kevin Smith, Ben Affleck dhe Jennifer Lopez

Regjisori, Kevin Smith, ka pranuar se i është thyer zemra kur mori vesh se shokët e tij, këngëtarja, Jennifer Lopez, dhe aktori ,Ben Affleck, u ndanë.

54 vjeçi, i cili ishte një nga mysafirët në dasmën e çiftit të famshëm, të cilën e mbajtën në Georgia dy vjet më parë, do të donte që ata t'i rregullonin problemet ndërmjet vete pasi të dy, sipas tij, janë njerëz shumë të mirë.

Kevin dhe Ben

Smith ka thënë për revistën People, se Affleck është një nga njerëzit e tij më të preferuar në mbarë botën, ndërsa Lopez është e mrekullueshme gjithashtu.

“Nëse nuk i rregullojnë punët, më thyhet zemra, gjithnjë e kam adhuruar Benin”, ka thënë regjisori.

Ai pati punuar me aktorin disa herë ndër vite, përfshirë punën në filmin e vitit 1995 “Mallrats”, “Chasing Amy” në vitin 1997, “Dogma” 1999, “Jay and Silent Bob Strike Back” të vitit 2001, si dhe filmin ku luan edhe Jenniferi, “Jersey Girl” të vitit 2004.

Së fundmi është raportuar se ish-çifti i famshëm po mundohen të jenë të shoqërueshëm më njëri-tjetrin për shkak të shoqërisë që kanë fëmijët e tyre. Ata janë fotografuar duke ngrënë drekë muajin e kaluar.

“Janë bashkuar për drekë në mënyrë që fëmijët të rrinë pak bashkë. Jennifer po mundohet të jetë e shoqërueshme me Benin, ani pse po vazhdojnë me procedurën e divorcit”, pati thënë një burim për revistën People.

Ylli i muzikës, ishte fejuar me aktorin dy dekada më parë dhe u ndanë disa ditë para dasmës.

Ata u bashkuan sërish në vitin 2021, u martuan në vitin 2022 në Georgie të Las Vegasit dhe Jenniferi dorëzoi kërkesën për divorc në ditën e përvjetorit të dytë