Aktori, Kevin Costner, ka thënë se asnjëherë nuk ka ndaluar së mbrojturi shoqen e tij, artisten, Whitney Huston, as gjatë funeralit, ndërkohë që dëshironte të mbante një fjalim e iu kërkua ta shkurtonte.

“Kam qenë duke punuar shumë në fjalimin që doja ta mbaja në funeralin e Whitneyt dhe jam munduar të përmbledh gjithçka që doja të thoja për të dhe e rregullova shumë mirë. Kur po e lexoja në funeral, dikush me tha ‘CNN ka ardhur, nuk do të iu pengonte po ta shkurtoni fjalimin sepse kanë disa reklama’ dhe unë ju thash “ani se do t'i tejkalojnë. Mund t'i qesin reklamat ndërkohë që unë flas, nuk më intereson’”, ka kujtuar Costner gjatë intervistës së tij në Podcastin e Dx Shepohardit “Armchair Expert”.
Video e fjalimit të Costnerit:
69 vjeçi ka kujtuar se ai në funeral dëshironte të thoshte gjithçka që kishte nevojë.
“Kam filluar dhe kam mbaruar pothuajse 17 minuta më vonë”, ka shtuar aktori.
Costner, i cili ishte një nga tetë personat që kishin folur në funeralin e Houstonit në vitin 2012. Ai ishte ftuar të mbante një fjalim për shkak të miqësisë së afërt që kishte me artisten, që nga xhirimi i filmit të famshëm “The Bodyguard” në vitin 1992. Në këtë dramë romantike, Houston luan rolin e një këngëtareje të famshme dhe bie në dashuri me rojën e saj të sigurisë, rolin e të cilit e luan Costner.

Ani pse Houston dhe Costner mbeten shokë të ngushtë për 20 vjetët ardhshme pas xhirimit të filmit, ai në fillim kishte hezituar të fliste në funeral, por e bindi Dionne Warwick.
“E ndjeja që pesha që mbante ajo mbi supe, mu përcoll mua. Çfarë do të them për këtë vajzë të vogël. Kur shkova në atë kishë, ishte e mbushur me njerëz. Ishe moment elektrizues, ishin dy bende duke luajtur dhe kisha ishte e gjallë”, ka kujtuar ndër të tjera aktori.

Përveç suksesit që pati pasi luajti në filmin “The Bodyguard”, Houston, ishte producente ekzekutive e këngëve që incizoi si kolona zanore të filmit, përfshirë hitin “I Will Always Love You”, i cili mbetet një nga hitet më të mëdha të të gjitha kohërave dhe ka fituar çmimin “Grammy” si kënga më e mirë në vitin 1994, kur edhe albumi i saj u shpall me i miri i vitit.
Traileri i filmit "The Bodyguard":
“Mendoj se kurrë nuk do ta harrojmë momentin kur u lansua ajo këngë, Houston e këndoi pjesën e parë në mënyrën ‘a cappella’ dhe muzikalisht bota nuk ishte më kurrë siç ka qenë. Kemi një moment të saj në atë film që nuk do të harrojmë kurrë dhe mendoj që kur filmat punohen më së miri, kjo ndodh, nuk harrohen kurrë”, ka thënë Costner.
Whitney Houston duke kënduar live "I Will Always Love You"