Aktori i njohur, Kevin Bacon, është maskuar të duket si një person tjetër në mënyrë që ta përjetojë se si është të mos jetë i famshëm. Por kjo nuk i ka pëlqyer.
65 vjeçi, ëndërronte të ishte person i zakonshëm, pa e njohur askush, prandaj thirri një grimer për ta maskuar, në mënyrë që të dukej si një tjetër person, por kjo gjë nuk është se i la përshtypje të mira.
“Nuk po ankohem, por kam një fytyrë që gjithkush e njeh. Bëra grim me efekte speciale në mënyrë që të mos më njohë askush”, ka thënë ai, shkruan FemaleFirst.
Më pas aktori kishte shkuar në një qendër tregtare ku nuk e njohu askush.
“Njerëzit më shtynin dhe nuk ishin të sjellshëm. Askush nuk më tha ‘të dua’, mu desh të prisja në radhë për të blerë një kafe. Po mendoja me vete ‘kjo gjë ta shpif, dua të rikthehem në të qenit i famshëm’”, ka thënë ai.
Aktori më parë pati thënë se gjithnjë ka dashur të jetë i famshëm pasi ka parë që të gjithë e njohin babanë e tij, i cili ishte planifikues urban në qytetin e Philadephias
“Duhet t’i falënderojë prindërit, u jam falënderues atyre për gjithçka që jam tash. Nëna ime më ka inkurajuar të ndjekë aktrimin”, pati thënë ai.
Ylli i filmit ka shpjeguar tutje se fama e babit të tij një qytet të vogël siç është Philadelphia, ka qenë diçka e madhe për të.
“E kam parë se sa shumë njerëz e njohin ndërsa ai ecte në rrugë, gjë që ishte diçka që më shtyri të ndjek rrugën e famës. Sinqerisht doja të isha më i famshëm se ai. Definitivisht ai më ka motivuar”, pati thënë ndër të tjera aktori.