Showbiz

Kërcënimi nga Inteligjenca Artificiale është shumë real, thotë Cate Blanchett

Cate Blanchet

Cate Blanchett ndihet "thellësisht e shqetësuar" për ndikimin e mundshëm të inteligjencës artificiale (AI).

Aktorja 55-vjeçare beson se inteligjenca artificiale ka më shumë gjasa të ketë një ndikim negativ "te njeriu mesatar" sesa te yjet e filmit.

“Shikoj këta robotë dhe vetura pa shoferë dhe nuk e di vërtet se çfarë po i sjellin ato dikujt”, ka thënë ajo për BBC-në.

Cate, e cila është një nga aktoret më të njohura në Hollywood ka thënë se kërcënimi i AI është ende "shumë real".

Fituesja e çmimit “Oscar” gjithashtu beson se AI ka potencialin të bëhet "tepër shkatërruese".

“Kur e shikon në një mënyrë është kreativitet, por është gjithashtu tepër shkatërruese, që sigurisht është ana tjetër e saj”, është shprehur ajo.

Ndërkohë, ylli i filmit Ben Affleck ka thënë së fundmi se filmat do të jenë "një nga gjërat e fundit" që do të zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale.