Showbiz

Këngëtarja rumune uron Pavarësinë e Kosovës duke kënduar në shqip

Andreea Vilcan

Këngëtarja rumune Andreea Vilcan ka uruar Pavarësinë e Kosovës duke kënduar shqip këngën “Marshi i UÇK-së” të Arif Vlladit. 

“Gëzuar Pavarësinë, Kosovë! Është një nder i madh për mua të këndoj këngë në shqip, gjuhën e një populli që ka luftuar me shumë guxim për lirinë dhe identitetin e tij”, ka shkruar Vilcan në Facebook. 

Vilcan ka disa këngë në gjuhën shqipe.