Showbiz

Kendrick Lamar e këndon plotë pesë herë në një koncert këngën “diss” ndaj Drake

Kendrick Lamar  - Drake

Kendrick Lamar - Drake

Kendrick Lamar e ka performuar këngën e tij “diss” ndaj reperit Drake për plot pesë herë në një koncert të tij në Los Anxhelos.

Me më pak se dy javë njoftim, mijëra fansa vrapuan për ta parë atë të performonte "Not Like Us" për herë të parë, raporton People.

Kënga e zjarrtë, e cila e mbajti turmën të magjepsur gjatë gjithë kohës, teksa ata kërcenin së bashku me fjalitë therëse, ishte e fundit në një seri "sulmesh" të lëshuara midis reperëve të cilët ndodhen në një duel.

I ftuari surprizë në koncert ishte legjenda e repit, Dr. Dre, i cili performoi këngët e tij "Still D.R.E". dhe "California Love”.

Lamar performoi gjithashtu këngën e tij “diss” ndaj Drake "Euphoria", duke vënë në pah tekstin që pretendon se Drake i pëlqen vajzat e mitura.

Së bashku me Dre, 59 vjeç, Lamar, 37, solli në koncert gjithashtu yje të Bregut Perëndimor, duke përfshirë Tyler, The Creator, Roddy Ricch dhe Ty Dolla $ign. 

Muajt e fundit është parë që tensioni mes Lamar dhe Drake është qetësuar.

Në gjashtë këngët diss ndaj njëri-tjetrit, ata kanë përfshirë fyerjet familjare, deri te sulmet në familje dhe pretendimet për pedofili.