Showbiz

Kendrick Lamar dhe kënga “Not Like Us”: Si do ta performojë në Super Bowl?

Kendrick Lamar ne spektaklin e ndarjes së çmimeve "Grammy"

Kendrick Lamar ne spektaklin e ndarjes së çmimeve "Grammy"

Foto: Associated Press

Kënga “Not Like Us” e Kendrick Lamar ka marrë shumë kuptime që nga lansimi më pak se një vit më parë, ka shkruar The New York Times.  

Ka qenë një këngë për të fyer Drake-n, një hit që ka arritur majat e top-listave muzikore, një himn bashkimi për bregun perëndimor të SHBA-së, një këngë për tubime politike dhe madje edhe një këngë që nxit atmosferën nëpër dasma hebraike.

Kënga mori pesë çmime "Grammy", duke përfshirë dy nga më të rëndësishmet “Kënga e Vitit” dhe “Incizimi i Vitit”, dhe tani mund të arrijë kulmin e saj me një performancë në pauzën ndërmjet dy ndeshjeve në spektaklin e mirënjohur “Super Bowl”, të futbollit amerikan.

Për dëgjuesit e rastit, “Not Like Us” mund të tingëllojë si një këngë e lehtë për masën, këngë e popullarizuar, e këndshme, me ritëm të gjallë dhe një refren që është bërë i njohur për shumë njerëz.

Megjithatë, pas kësaj melodie, fshihet një këngë e plotë me akuza ndaj reperit Drake, duke e quajtur atë pedofil dhe duke e fyer në disa mënyra.

Fotografia e ballinës së këngës përmban një foto të shtëpisë së Drake në Toronto, e shënuar me simbole që sugjerojnë praninë e personave të regjistruar si pedofilë. Kjo gjë e ka shtyre Draken të bëjë padi ndaj “Universal Music Group”, duke e akuzuar për shpifje.

Fotografia e ballinës së këngës se Lamar "Not Like Us"

“Not Like Us” është largim i dukshëm nga stili i zakonshëm i Lamarit, i cili është njohur për tekstet e tij të thella dhe introspektive. 

Kënga është kritikë e drejtpërdrejtë ndaj Draket, me Lamar që përdor gjuhë të ashpër dhe shumë referenca për njerëz nga ekipi i Draket në Kanadaja.

Disa e konsiderojnë këtë këngë si një nga më të mëdhatë në historinë e muzikës rap, duke e krahasuar me klasika të tjera të dikurshme si “Hit ‘Em Up” e reperit të mirënjohur Tupac.

Ani që kënga është diss dhe provokim, ajo është pranuar shumë nga publiku dhe është bërë një hit i madh, duke prekur të gjitha grupet e shoqërisë.

"Është pa dyshim kënga më e madhe diss e të gjitha kohërave, më e rëndësishme për kulturën sesa ‘Ether’ apo ‘Hit ‘Em Up’”, ka thënë prezantuesi i njohur televiziv, Charlamagne Tha God.

Tani që Lamar po përgatitet për të performuar në “Super Bowl”, pyetja që ka ngritur The New York Times  është se si do ta trajtojë këngën “Not Like Us” në këtë moment të madh të karrierës së tij?

Disa mendojnë se Lamar duhet të injorojë çdo referencë ndaj Draket gjatë performancës, sepse ka fituar tashmë betejën e tij.

“Nëse Lamar e injoron Draken gjatë ‘Super Bowlit’, ai fiton”, ka thënë Too Short, një tjetër figurë e njohur e rap-it në bregun perëndimor të SHBA-së.

Sidoqoftë, performancat e Super Bowlit shpesh përfshijnë këngë që kanë ndikim të madh kulturor dhe është në përputhje me atmosferën e shfaqjes.

“Në fund të fundit, nëse e heqim çdo akuzë të çmendur, është thjesht një këngë e shkëlqyer që të bën të këndosh”, ka thënë Elliot Wilson, gazetar i njohur.

Me gjithë suksesin e saj, “Not Like Us” mund të përcaktojë drejtimin e ardhshëm të Lamarit si artist. 
Sipas Wilsonit, edhe nëse ai vendos të mos përmendë Draken, kjo këngë ka lënë një gjurmë të thellë në industrinë muzikore dhe në kulturën popullore. 

“Mendoj se është një rrugë e re për të, të cilën po e shijon. Nuk mendoj se ai do të kthehet më pas në atë lloj artisti të brendshëm, të paktën për vitin që vjen”, ka thënë ndër të tjera Wilson.